Sukses tjetër i kinematografisë

Sukses tjetër i kinematografisë

“NË MES” është filmi i parë në Kosovë që u bë pjesë e garës ndërkombëtare të filmave të shkurtër “Berlinale Shorts”. Mbrëmë u dha premiera e këtij filmi.

Ky film prezanton një temë nga Kosova që pasqyron dashurinë nder vëllazërorë si problematikën e migrimit nga fshatrat e Kosovës.

Pas premierës, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku përmes një postimi vlerësoi lart punën e përbashkët të ekipit.

“Çfarë momenti. Urime Samir, Eroll, Enis, Gzim, Memli.. dhe te gjith ekipa tjeter per kete premiere të mrekullueshme ne Berlinale”, shkroi Zharku.

Filmi trajton dy tema paralelisht; fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njëjta dhe migrimin e cila veçmas theksohet nëpër këto familje. Nëpërmjet personazheve, portretizon marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve; sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes; kuptimin dhe rëndësinë e shtëpisë dhe shpresës në mes kthimit apo jo në vendlindje./21Media