U gjet në gjendje të rëndë te Liqeni Artificial, vdiq 53-vjeçari

Dyshohet se ai vdiq nga një atak kardiak

Një 53-vjeçar sonte ndërroi në spital, ndërsa dyshohet se shkak u bë një atak kardiak.

Informacionet bëjnë të ditur se ai u gjet pasditen e kësaj të hëne tek “Liqeni Artificial”, në Tiranë nga disa kalimtarë.

53 vjeçari ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa njoftuan urgjencën, ku një autoambulancë e dërgoi atë në spital.

Ndonëse personit në fjalë iu dha ndihma e parë mjekësore, ai nuk mundi të mbijetojë.

Sipas dëshmitarëve okular, paraprakisht 53 vjeçari dyshohet se vdiq si pasojë e atakut kardiak./vizionplus

Back to top button