Arrestohet ngasësi i veturës

Arrestohet ngasësi i veturës

Një grua 28 vjeçare ka vdekur sot rreth 12:00 si pasojnë e një aksidenti trafiku në rrugën Komoran Carralevë. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Mercedes dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja: Xh. A femër 28 vjeç, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se ngasësi i veturës 53 vjeçar është arrestuar me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh. Kurse trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media