Edhe 27 vjeçari në gjendje të rëndë

Edhe 27 vjeçari në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Librazhd, ku një çift të rinjsh mbërriti i helmuar në spitalin e qytetit.

Mësohet se Olsian Hajdari (27 vjeç) dhe Rezarta Hajdari (19 vjeçe) helmuan veten, ndërkohë që 19 vjeçarja vdiq.

Burime bëjnë të ditur se 27 vjeçari u dërgua në spitalin e Elbasanit, po ashtu në gjendje të rëndë për jetën.

Çifti u gjet në mëngjes nga e ëma e djalit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se të rinjtë u martuan të dielën.

Nuk dihen ende arsyet e helmimit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. /oranews