U kërcënua nga Haxhi Hoti, Kurti dha dëshminë në prokurori
Kurti iu përgjigj ftesës së Gjykatës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot u paraqit në Prokurorinë Themelore me ftesë të kësaj të fundit.
Ai u ftua në lidhje me kërcënimin që i është bërë në rrjete sociale nga anëtari i partisë Nisma, Haxhi Hoti.
Këtë e konfirmoi edhe Berat Ganiqi nga Zyra Ligjore e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sot, së bashku me kryetarin e Lëvizjes Albin Kurti ishim në Prokurorinë Themelore me ftesë të kësaj të fundit. Albin Kurti është ftuar për intervistim në lidhje me kërcënimin që i është bërë në rrjetet sociale nga Haxhi Hoti, anëtar i subjektit Nisma për Kosovën në fund të dhjetorit 2019”, tha ai.
Ndryshe, Haxhi Hoti është në paraburgim pasi iu caktua masa prej 30 ditësh në fillim të këtij viti për shkak të kërcënimit ndaj Kurtit.