U kërkohet falje qytetarëve për “këshillën” që t’i përqafojnë kafshët për t’u ngrohur

Një furnizues britanik i energjisë ka kërkuar falje për këshillat “të gjykuara keq dhe të padobishme” të dërguara klientëve, të cilve iu sugjeronte të qëndronin me kafshët e tyre shtëpiake për të ulur faturat e tyre të ngrohjes .
SSE, e cila është në pronësi të OVO Energy, sugjeroi 10 “mënyra të thjeshta dhe me kosto efektive për të mbajtur ngrohtë këtë dimër”, sipas Financial Times , e cila raportoi për herë të parë historinë.
Ngrënia e tasave me tërshërë, kërcimi dhe përqafimi i kafshëve shtëpiake ishin ndër rekomandimet në faqen e internetit të cilat tani janë fshirë, transmeton rtv21.tv.
Në një deklaratë për CNN-in, një zëdhënës i kompanisë ka kërkuar falje për këshillat që s’kanë kryer punë.
“Jemi duke punuar shumë që të gjejmë zgjidhjen e duhur për këtë krizë energjetike dhe e dimë se përmbajtja jonë në atë njoftim ishte e gabuar dhe pa efekt. Na vjen keq dhe kërkojmë sinqerisht falje”, ka thënë ai.
Disa biznese dhe familje britanike kanë parë rritje të faturave të tyre të energjisë muajt e fundit, ndërsa furnizuesit po përballen me një rritje të mprehtë të çmimeve të gazit me shumicë.
OVO Energy hoqi këshillat e saj pas një vale përgjigjesh të zemëruara nga ligjvënësit dhe aktivistët.
Halima Begum, kreu i grupit të mendimit për barazi racore, Runnymede Trust, kritikoi këshillat “fyese” dhe “të pavëmendshme”, veçanërisht në lidhje me sugjerimin e ushtrimeve dhe implikimet për ata që janë me aftësi të kufizuara.
Begum tha se gjysma e 7 milionë njerëzve që jetojnë në varfëri në Mbretërinë e Bashkuar janë me aftësi të kufizuara ose jetojnë në një familje me një person në një karrige me rrota. “Dhe ata duhet të kërcejnë për të ruajtur të drejtën e tyre bazë për ngrohtësi?” ka shkruar ajo në Twitter./21Media

Back to top button