Barça e mundi Interin, Borussia e mposhti Slavia Praguen

Barça e mundi Interin, Borussia e mposhti Slavia Praguen

Barcelona dhe Borussia Dortmund iu bashkuan Liverpoolit dhe Napolit, në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Derbi natës së sotme në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, u zhvillua mes Interit dhe Barcelonës, i cili takim përfundoi me rezultat 1-2.

Dështimin e Interit e shfrytëzoi shumë mirë Borussia Dortmund, pasi e mposhti Slavia Prague, me rezultat 2-1, duke siguruar kualifikimin në garat e më tejme në Ligën e kampionëve.

Barcelona është lider i Grupit F me 14 pikë, i ndjekur nga Dortmundi me 10 pikë.

Kualifikimin e siguruan edhe RasenBallsport Leipzig dhe Lyon në Grupin G, ndërsa nga Grupi H u kualifikuan Valencia dhe Chelsea, që kanë pikë të barabarta.