U lënduan dy minatorë në minierën e Bulqizës

Minatorët gjenden jashtë rrezikut për jetë

Dy minatorë mbetën të lënduar sonte në minierën e Bulqizës gjatë një aksidenti në punë.

Policia njoftoi se rreth orës 20.50 morën informacion se në minierën e kromit në qytetin e Bulqizës u aksidentuan gjatë punës shtetasit, M.Gj dhe A.K, të dy banues në Bulqizë.

Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje./oranews

Back to top button