Një rast i rrallë!

Një rast i rrallë!

Një 21-vjeçare lindi një foshnje me dy koka dhe tre krahë në Indi. Babita Ahirwar dhe bashkëshorti i saj, Jaswant Singh Ahirwar thanë se u shokuan kur e panë fëmijën.

“Jemi të shokuar. Është e pabesueshme. Çdo kush u shokua kur e pa. Nuk mund ta besojmë se fëmija jonë ka dy koka”, tha babai.

 

Mjekët thanë se asnjëherë nuk kanë pasur një rast të tillë përgjatë karrierës së tyre dhe janë në bisedime me mjekët tjerë në Indi rreth asaj se çka duhet të bëhet më tej. Foshnjat me këtë fenomen të rrallë, nuk kanë shumë shpresë për mbijetesë.

Nuk dihet nëse foshnja do t’i nënshtrohet operacionit.

Çifti nga fshati Basauda nga distrikti Madhya Pradesh, një shtet në Indinë qendrore, u martuan para 18 muajsh dhe ishin duke e pritur me padurim fëmijën e tyre të parë./21Media