Sot Qeveria ka përmbyllur sot Ankandin e 100-të

Sot Qeveria ka përmbyllur sot Ankandin e 100-të

Qeveria e Kosovës ka përmbyllur sot Ankandin e 100-të me radhë të Letrave me Vlerë, ku u ofertuan Obligacione Thesari me maturitet 5-vjeçar në vlerë nominale 20 milionë euro, ndërsa shuma e ngritur do të shërbejë për rifinancimin e Obligacioneve të emetuara 2 vite më parë.

Në këtë ankand, tregu shfaqi interesim për blerje të letrave me vlerë në vlerë 44.62 milionë euro, kurse u pranua vetëm shuma e shpallur paraprakisht e që është 20 milionë euro.

Emetimi i Obligacioneve Qeveritare ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tregut të brendshëm të huamarrjes shtetërore në njërën anë, si dhe në anën tjetër ndikon në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për zhvillim ekonomik nga sektori real.

Normat e ulëta nënkuptojnë konkurrencë për investim në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës si rezultat i besueshmërisë së lartë në qëndrueshmërinë fiskale të vendit. Kjo nënkupton kosto më të lirë të huamarrjes, gjë e cila ndikon drejtpërdrejtë në koston e investimeve në projekte zhvillimore.

Sipas një komunikate për medie, blerësit sipas kategorive të obligacioneve Qeveritare të Ankandit janë, vetëm bankat në vlerë 19.99 milionë euro.