Muzika e performuar u vlerësua shumë lart

Muzika e performuar u vlerësua shumë lart

Mbrëmë në Muzeun Mimara, Zagreb është mbajtur koncerti i tretë i turneut të korit “Siparantum” në Kroaci.

“Emocione të pa përshkrueshme pranë një audience të mrekullueshme. Duartrokitjet e gjata vërtetojnë punën dhe suksesin tonë, e njejta ndodhi edhe në Hrvatski Glazbeni Zavod. Ky është motivacion që ne duhet të vazhdojmë tutje”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit.

Mimara njihet për akustikën e përkryer sidomos për veprat e muzikës korale.

Muzika e performuar u vlerësua shumë lart dhe publiku u befasua me paraqitjen dhe veprat kreative që tashmë janë identifikim i korit Siparantum.
Në program u interpretuan vepra të kompozitorëve të njohur botëror dhe shqiptar. Publiku mirëpriti veprat e kompozitorëve; Mengjiqi, Zeqiri, Aliçkaj dhe Kelmendi. Ky koncert përmbyll një edicion të suksesshëm të korit Siparantum, për t’u rikther në shtator për projektet e sezonit 2019 në projektet e radhës ndërkombëtare: Koncerti u organizua nga Universiteti i Zagrebit dhe kori “Emil Cossetto”-Zagreb.