U mbajtë protestë para ambulancës së Nexhbedin Kahremanit
12 Janar 2018
U kërkua nga Kahremani të dorëzojë postin e deputetit
U kërkua nga Kahremani të dorëzojë postin e deputetit
Në Tetovë dhjetëra persona sot u mbledhën para ambulancës së Nexhbedin Kahremanit, U.D. kryetar i Lëvizjes Besa. Ata kërkuan nga Kahremani, të dorëzojë postin e deputetit, për shkak se sipas tyre ai ka vepruar kundër statutit të partisë.
Në vendngjarje u vërejtën edhe forca të shtuara policore.
Më herët nga Lëvizja Besa u njoftua se sërish është kërcënuar me jetë Nexhmedin Kahrimani.
Në komunikatë u paralajmërua se një grup i njerëzve, do ta sulmojnë ambulancën e Kahremanit. Por nga SPB Tetovë thonë se në këtë vend ka vetëm një protestë të qetë, raporton TV21./21Media