U mbajtën homazhe për regjisoren Vjosa Berisha

Në Tetarin Kombëtar të Kosovës u bënë homazhe për regjisoren Vjosa Berisha.
Familjarë, miq, kolegë, por edhe figura publike bënë homazhe për regjisoren e njohur.
Kryeministri Albin Kurti, Kryeparlamentari Glauk Konjufca, Abelard Tahiri dhe Eliza Hoxha të PDK-së ishin disa nga figurat publike që bënë homazhe për Berishën.
Për jetën dhe veprimtarinë e Berishës nga ora 15:00 deri në 16:00 do të mbahet mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar.
Ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 17:00, në varrezat e Prishtinës (Arbëri).
Kujtojmë që, Vjosa Berisha ka vdekur më 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër pas betejës me kancerin./21Media

Back to top button