Mandatari për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi përbërjen e qeverisë. Pritet që Kuvendi të votojë sonte

Mandatari për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi përbërjen e qeverisë. Pritet që Kuvendi të votojë sonte

Haradinaj tha para deputetëve se Qeveria e re do të fokusohet në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, shëndetësinë dhe integrimin në BE, duke mos anashkaluar vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Seanca  për votimin e Qeverisë Haradinaj nisi me mungesën e deputetes Teuta Rugova, e shumëpërfolur, për krijim të institucioneve,.

Mandatari për kryeministër, Ramush Haradinaj, prezantoi platformën e tij qeverisë.

“Me korrupsionin në të gjitha nivelet… gjendja në sektorë pa i mohuar arritjet është e vështirë… do të marrë përgjegjësi për hapje të vendeve të reja të punës….Kosova rrezikohet nga terrorizmi, do ta qojmë Kosovën në anëtarësim në NATO, organ ndërkohë… do ta  forcojmë miqësinë me SHBA-në….

Duke kërkuar votën nga deputetët, Haradinaj, tha se dialogun me Serbinë duhet të vazhdojë. Madje ai iu drejtua serbëve të Kosovës në gjuhën e tyre. Prezantoi kabinetin e tij qeveritar.

Përfaqësuesi i grupit parlamentar të PDK-së, Enver Hoxhaj, përmendi prioritetet që do t’i ketë Qeveria e re.

“Prioritet mbetet stabiliteti i vendit… krijimi i vendeve të reja të punës…brenga kryesore për vendin papunësia…

Në kohën kur mungonin deputetët e Listës Serbe, të cilët ishin shkuar në Beograd të konsultoheshin për votën e tyre, përfaqësuesi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, propozoi një lloj mocioni që Qeveria Haradinaj të votohet menjëherë.

Këtë mocion e mbështeti përfaqësuesi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti. U mbështet edhe nga Alternativa.

Këtë mocion e pa të panevojshëm koalicioni PAN, por, edhe grupi 6+.

Pas këtij debati  Kuvendi shkoi në pauzë.

/21Media