Arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi që i njëjti ka kanosur ish të dashurën e tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 në Mitrovicë.

“I dyshuari la kanosur viktimën femër K/Shqiptare me të cilën ka qenë më herët në lidhje dashurie, por me të cilën ishte ndarë. Viktima ka deklaruar se i dyshuari është duke e shqetësuar dhe kërcënuar duke i dërguar edhe mesazhe kërcënuese”, thuhet në raportin e policisë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media