“Ma në fund ajo sallë presë të përfundohet para vitit të ri"

“Ma në fund ajo sallë presë të përfundohet para vitit të ri”

Salla e Sportit në Istog, e cila ka filluar të ndërtohet qysh para 12 vjetëve dhe ende nuk ka përfunduar, si duket brenda këtij viti do të finalizohet.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i LDK-së, Naser Rugova në emisionin “21 Gradë” në RTV 21.

“Ma në fund ajo sallë presë të përfundohet para vitit të ri, është bërë një marrëveshje mes kryetarit të komunës (Istogut) dhe Ministrisë sepse financues ka qenë Ministria e Kulturës dhe nuk ka faj as ministria, operatorët e papërgjegjshëm. Ajo sallë ka shumë nevojë të përfundojë”, tha ndër tjerash deputeti nga Istogu,  duke theksuar se pavarësisht klubeve të sporteve të ndryshme, veçoi ekpin e hendbollit të femrave në Istog, të cilin e cilësoi si krenaria e qytetit.

Rugova në “21 Gradë” foli edhe për fusha të ndryshme, mjekësinë e basketbollin si sport të tij të preferuar./21Media

21 Gradë – 11.07.2019

21 Gradë – 11.07.2019

Gepostet von RTV21 Showbiz am Donnerstag, 11. Juli 2019