Abuzimi ndaj fëmijëve

Abuzimi ndaj fëmijëve

Një burrë indian që përdhunoi një vajzë dy vjeçare, do të përballet me dënim me vdekje, ka vendosur Gjykata Supreme në Indi.

Vrasësi, i quajtur si Ravi, rrëmbeu fëmijën dhe e përdhunoi atë për rreth pesë orë. Ajo më vonë vdiq pas sulmit të dhunshëm në Jalna, Maharashtra, në Mars 2012, transmeton rtv21.tv.

I dënuari nuk kishte asnjë kontroll mbi dëshirat e tij trupore [dhe] i tejkaloi të gjitha kufijtë natyror, shoqëror dhe ligjor vetëm për të ngopur urinë e tij seksuale” ishte thënë në gjykat.

Ankuesi kreu aktin me përpikshmëri, duke mbyllur njërën derë të shtëpisë së tij nga jashtë dhe tjetrën nga brenda, në mënyrë që t’i mashtrojë njerëzit të besojnë se askush nuk ishte brenda.

Vogëlushja, dy vjeçare, ishte gjetur nga policia, e shtrirë pa ndjenja në shtëpinë e të dënuarit/21Media