Mozziku dhe Loredana me një lajm për fansat

Mozziku dhe Loredana me një lajm për fansat

Reperi i njohur,  Mozzik dhe reperja Loredana Zefi janë një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it, shkruan rtv21.tv

Kohëve të fundit për çiftin ka pasur dyshime për prishje të raporteve, mirëpo ata nuk e kanë konfirmuar e as mohuar këtë.

Ndonëse ende nuk dihet nëse ka krizë në lidhjen e tyre, çifti me fotografitë që kanë publikuar në llogaritë e tyre në Instagram, ka bërë të ditur data e koncerteve të turneut të ri.

Turneu i tyre “Bonnie & Clyde”, do të mbahet në mars të vitit 2020.

Loredana dhe Mozzik në muajin dhjetor të vitit të kaluar janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzur me emrin Hana.

Dyshja së bashku kanë bashkuar forcat edhe në punë, ata deri tani kanë sjellë tri porjekte të përbashkta, të cilat kanë arritur mijëra klikime në Youtube. “Eiskalt”,  “Bonnie & Clyde”, “Romeo & Juliet”, janë projektet e çfitit, të cilat i sollën të shoqëruar me videoklipe./21Media