Çifti përfundon në spital pasi që deshën ta rikriojnë skenën e famshme të 'Dirty Dancing'

Çifti përfundon në spital pasi që deshën ta rikriojnë skenën e famshme të ‘Dirty Dancing’

Filmi romantik amerikan i vitit 1987 “Dirty Dancing” është ende një frymëzim i madh sot. Kështu, Sharon Price dhe i fejuari i saj Andy Price, përpiqeshin për të krijuar skenën finale të vallëzimit të filmit në një kopsht  në Weston-super-Mare në Somerset, Britani e Madhe, por ata përfunduan duke u rrëzuar në shpinë, shkruan rtv21.tv

Çifti romantik, i cili e ka parë filmin mbi 30 herë, u dërguan menjëherë në sipitalin lokal pasiqë Andy përfundoi pa ndjenja. Ashtu si Jennifer Grey drejt krahëve të Patrick Swayze, Sharon, 52 vjeçare, u nis drejt Andy-t, 51 vjeçar, por ata u përplasën për tokë. Familja mendonin se ishte vetëm shaka, por shpejt e kuptuan se bëhej fjalë për diçka më serioze.

Sharon ka treguar se gjithmonë e kishte dashur “Dirty Dancing “ dhe se është një nga filmat e saj më të preferuar të të gjitha kohërave. “Ne vendosëm të përpiqeshim të rikrijonim atë moment ikonik. Por është e drejtë të thuhet se nuk ka shkuar siç mendonim”, ka rrëfyer ajo. Ata përfunduan duke nxituar në Southmead Hospital në Bristol. Sharon ka thënë se mjekët kanë qeshur kur iu treguan se çfarë kishte ndodhur.

Po ashtu ajo ka rrëfyer se tani janë mirë vetëm se Andy ka ende një problem evident në qafë që i shkakton dhimbje.

Çifti janë fejuar që nga Krishtlindjet dhe janë së bashku për 18 muaj, prej kur u takuan në vendin e tyre të punës. Ata planifikojnë të martohen vitin e ardhshëm./21Media