U plotësua edhe kushti i dytë i PSD-së

Reagon Dardan Sejdiu

Pas miratimit të Ligjit për Paga në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu.

Ai përmes një statusi në Facebook është shprehur se është plotësuar kushti i dytë i këtij subjekti politik për votimin e Buxhetit.

“Pas 20 vitesh Republika e Kosovës bëhet me ligj për paga në sektorin publik!
Një hap tutje në vendosjen e një rregulli dhe sistemi në pagat e sektorit publik!
Kushti 2 – Ligji për pagat”, ka shkruar ai në Facebook.

Miratimi i Ligjit për Paga ishte një nga pesë kushtet që PSD i ka vendosur qeverisë në mënyrë që ta votoj Buxhetin për vitin 2019. Kushti i parë i plotësuar është shkarkrimi i ish Ministrit të Bujqsië, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Nenad Rikalos./21Media

Back to top button