U publikua filmi  ‘Detective Pikachu’

U publikua filmi  ‘Detective Pikachu’

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora përveç sukseseve të shumta në muzikë, së fundmi ka luajtur edhe rolin e aktores. Rita luan në filmin që porsa është publikuar ‘Detective Pikachu’.

Lajmin për publikimin e filmit, në të cilin Rita e luan rolin e Dr Laurent e bëri të ditur vetë këngëtarja.

Rita përmes një postimi në instagram u shpreh shumë krenare, që ka luajtuar në këtë film.

“Filmi ‘Detective Pikachu’ është publikuar! Këtu mund të shikoni paraprakisht pak nga karakteri im Dr Laurent. Shumë krenare me gjithë kastin dhe skuadrën. Faleminderit Rob Letterman që na lejuar mua dhe Kygon të krijojmë këtë film dhe të jemi pjesë e tij. Bota e Pokemonit me ju. U publikua në secilin teater”, shkroi Rita krahas disa imazheve.

Ndryshe, 28 vjeçarja para disa javësh ka publikuar projektin e ri muzikor “Carry On”, në bashkëpunim me Kygo. Kënga është kolonë zanore e filmit “Pokémon: Detective Pikachu”./21Media