"Let's Get Married" u publikua me videklip

“Let’s Get Married” u publikua me videklip

Sot u publikua projekti “Let’s Get Married”, i Yellow Claw në bashkëpunim me Offset dhe këngëtaren e njohur shqiptare, Era Istrefin, shkruan rtv21.tv

Lajmin për publikimin e projektit e bëri të ditur Era përmes një postimi në instagram për 1 milion e 500 mijë ndjekësit e saj.

“Lets get married w/ @yellowclaw & @offsetyrn is out now”, shkroi Era krahas postimit.

Kujtojmë që projekti paraprak i këngëtares kosovare, Era Istrefit është “Sayonara”, që e ka sjellë në bashkëpunim me reperin rus, Allj. Projekti është publikuar më 15 gusht dhe deri tani në Youtube ka rreth 17 milionë klikime./21Media