“Oj Lulije” me videoklip

“Oj Lulije” me videoklip

Dy këngëtarët e mirënjohur shqiptar, Klajdi dhe Bruno sot kanë publikuar videoklipin e këngës së risjellur “Oj Lulije”, shkruan rtv21.tv

Dyshja me 9 tetor kanë risjellë këngën “Oj Lulije”, për videoklipin e së cilës kanë kërkuar ndihmën e fansave të tyre.

“Shpresojmë të na ndihmoni për të realizuar videon e kësaj kënge. Filmoni veten tuaj kudo ju mendoni dhe na i dërgoni në instagramet tona personale”, ishte shkruar në përshkrimin e videos.

Ndërsa, sot videoklipi i bashkëpunimit “Oj Lulije” u publikua me skena të fansave të tyre, të cilët e kanë xhiruar veten duke kënduar këngën./21Media