Vrau një person dhe plagosi dy të tjerë

Vrau një person dhe plagosi dy të tjerë

Një person i cili vuri një makinë në zjarr dhe goditi me thikë tre persona duke lënë të vdekur njërin prej tyre në qendër të Melburnit në Australi ka vdekur në spital pasi u qëllua nga policia.

Autoritetet tani thonë se po e trajtojnë sulmin si një terror, transmeton rtv21.tv.

Sulmuesi u qëllua nga policia pasi u përballën me oficerë në një rrugë të zënë të qytetit, thanë autoritetet. Ai u arrestua në një gjendje kritike.

Të dy të mbijetuarit janë në spital, një në një gjendje kritike.

Policia tha se ata nuk ishin duke kërkuar askënd tjetër në këtë fazë të hershme.

“Tani po e trajtojmë këtë si një ngjarje terrorizmi”, tha komisioneri i Policisë Victoria, Graham Ashton./21Media