Gjendja e pacientit është e rëndë

Gjendja e pacientit është e rëndë

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë korrigjoi njoftimin për 61-vjeçarin nga Tirana që u raportua si i vdekur para disa minutash. Sipas autoriteteve shëndetësore, ai pësoi vdekje klinike dhe është ende në jetë.

Gjendja e tij shëndetësore është tepër e rëndë.

“Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë!”

Pra, numri i viktimave në Shqipëri është katër dhe jo pesë siç u raportua më herët, duke ju referuar të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë zyrtarisht./vizionplus