Viktima u raportua më 12 qershor si i zhdukur

Viktima u raportua më 12 qershor si i zhdukur

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është gjetur një person pa shenja jete në fshatin Shtupeq i Madh në Pejë.

Viktima dy ditë më parë është raportuar si i zhdukur.

“Viktima mashkull K/Shqiptar i cili ishte raportuar si person i zhdukur, me 13.06.2018 nga njësitet policore, njësitet e kërkim-shpëtimit të FSK-së dhe zjarrfikësit, në vendin e quajtur “Varri i Sykës” është gjetur pa shenja jete”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Njësitet janë duke u marrë me rastin dhe priten veprimet tjera./21Media