Avioni transportonte 10 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit

Avioni transportonte 10 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit

Pesë persona humbën jetën dhe 14 të tjerë u plagosën pasi një avion i Luftës së Dytë Botërore u rrëzua në një strukturë për pastrimin e aeroportit ndërkombëtar të Bradley në Connecticut ndërsa përpiqej të ulej në pistë.

Aksidenti u regjistrua mëngjesin e të mërkurës. Avioni transportonte 10 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Boeing B-17 i cilësisë së mirë u rrëzua gjatë uljes në tokë, sipas Administratës Federale të Aviacionit.

Në mesin e 14 të plagosurve ishte dhe një punonjës i aeroportit që ishte në tokë.

Të paktën pesë pacientë u dërguan në Spitalin Hartford pas përplasjes. Në avion ishin dhe dy zjarrfikës.

Avioni i përkiste Fondacionit Collings, bëhet e ditur në llogarinë e Twitter-it të aeroportit, raporton oranews.