Vdiq në moshën 35-vjeçare

Vdiq në moshën 35-vjeçare

Modeli dhe aktori Godfrey Gao ka vdekur pasi u rrëzua në set gjersa po xhirohej një shfaqje e shumëllojshme në Kinë. 35-vjeçari ishte mysafir në “Chase Me”, në një shou televiziv.

Producentët e filmit thanë se ai u rrëzua dhe humbi vetëdijen dhe vdiq në spital, transmeton rtv21.tv

Në vitin 2011, u bë modeli i parë nga Azia që nënshkroi kontratë me brendin Louis Vuitton, për një kampanjë.

La gjurmë edhe në Hollywood, u shfaq në “City of Bones”./21Media