Policia në Kaliforni kanë paralajmëruar personat që dëshirojnë të fotografohen aty

Policia në Kaliforni kanë paralajmëruar personat që dëshirojnë të fotografohen aty

Paralajmërimi ishte shumë i thjeshtë: “Mund ta humbisni jetën, dhe nuk ia vlen për një fotografi”. Ky mesazh u postua në faqen zyrtare në Facebook të zyrës së Sherifit të bashkisë Placer, pasi një grua u rrëzua dhe ra 20 metra poshtë gjatë ditës së martë.

Zyrja e Sherifit e ka identifikuar gruan si një banore e Sakramentos, që duke shetitur me shoqëri kishte vendosur që të bënte një fotografi në urë dhe u rrëzua duke rënë poshtë.

Ajo u dërgua me helikopter në spital, ishte pa vetëdije dhe pësoi një lendim të madh në dorë duke thyer kocka që do të kërkojnë operacion, shkruan rtv21.tv.

Ura është një vend shumë i famshëm për fotografi, mirëpo gjithashtu është një vend shumë i rrezikshëm. Një mik që ishte me gruan që u lëndua tha se “Është një vend shumë i bukur për fotografi, mirëpo është e qartë se nuk ia vlen barra qeranë.

Policia tha se personat që shihen në pjesët e ndaluara të urës do të arrestohen./21Media