Rrëzimi i skelës në një pallat 10-katesh në Tiranë shkaktoi vdekjen e dy punëtorëve dhe plagosjen rënde të dy të tjerëve

Rrëzimi i skelës në një pallat 10-katesh në Tiranë shkaktoi vdekjen e dy punëtorëve dhe plagosjen rënde të dy të tjerëve

Konstruktimi metalik zuri poshtë punëtorët dhe trupat e pajetë të tyre u nxorën pas disa minutash nga shërbimet zjarrfikëse.

Trupat e pajetë të punëtorëve O.K. 36 vjeç dhe E.B. 31 vjeç, u nxorrën nga rrenojat më shumë se 1 orë pas ngjarjes ndërkohë që eskpertë të mbërritur në vendngjarje nisën hetimet.

Ndërkohë të plagosurit G.B. 44 vjeç dhe E.L. 34 vjeç po marrin ndihmën mjeksore në spital.

Ndërkohë policia shoqëroi mënjëherë administratorin e punimeve i cili po meret në pyetje ndërkohë që sipas dëshmitarëve gjatë ditës së premte puntorët kanë qenë duke punuar në katin e fundit të pallatit.

Hetimet janë fokusuar në kushtet e sigurisë në punë si dhe po verifikohet procedura e ndjekur në instalimin e skelës.