Lëndime ka pësuar një person

Lëndime ka pësuar një person

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë të llojit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur dje në rastin e përleshjes mes disa të rinjve në oborrin e një shkollë në Mitrovicë. Nga kjo përleshje një person ka pësuar lëndime trupore.

“I dyshuari nga i cili është marrë arma është intervistuar, më pas është liruar për procedurë të rregullt, ku ndaj tij është iniciuar rast për ‘përdorim të armës’, ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, janë identifikuar dhe arrestuar 4 persona, por nuk ka dhënë detaje për arsyet e përleshjes./21Media