Shkenca e Kosovës humbi njërin të themeluesit e Departamentit të Gjeografisë në UP, si dhe njohësin e shkëlqyeshëm të gjeografisë regjionale

Shkenca e Kosovës humbi njërin të themeluesit e Departamentit të Gjeografisë në UP, si dhe njohësin e shkëlqyeshëm të gjeografisë regjionale

Është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare Prof. dr. Riza Çavolli një ndër gjeografët më të shquar të kombit, në orët e para të pasdites së 1 nëntorit 2019, në Prishtinë.

Çavolli është shquar për njërin ndër lëvruesit e gjeografisë regjionale të Kosovës dhe të Shqipërisë, lëmi në të cilën shkroi shumë libra studimore dhe universitare, ndër të cilat duhet veçuar: “Gjeografia  rajonale e Rrafshit të Dukagjinit (1977), dhe “Gjeografia rajonale e Kosovës (1997).

Në vitin 1969  u zgjodh kryetar i Shoqatës së Gjeografëve të Kosovës, pastaj ishte shef i Departament të Gjeografisë dhe nga viti 1975 emërohet për dekan të Fakultetit të Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës./21Media