Statuja e Ibrahimoviqit mbeti pa hundë

Statuja e Ibrahimoviqit mbeti pa hundë

Statuja e futbollistit të njohur, Zlatan Ibrahimoviçit në qytetin e tij të lindjes Malmo, Suedi, ishte përsëri objektivi i një sulmi.

Sulmet ndaj statujës së Ibrës së njohur filluan pasi media njoftoi se ai kishte blerë gjysmën e aksioneve të skuadrës së futbollit Hammarby në fund të muajit të kaluar.

Nga statuja e Ibrahimoviçit është hequr hunda dhe e gjithë statuja është bërë e bardhë.

Zëdhënësja e policisë në Malmo, Katherine Rusin konfirmoi se ishte nisur një hetim për sulmin dhe se dëshmitarët okularë do të dëgjoheshin.

Statuja e Zlatan Ibrahimoviçit në Malmo është ngritur 2.5 muaj më parë dhe është shënjestruar më herët. Sulmet janë veçanërisht të shpeshta pas blerjes së aksioneve të klubit suedez.

Ibrahimoviç e ka filluar karrierën e tij profesionale të mrekullueshme në Malmö FF dhe më pas ka luajtur për Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milano, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe LA Galaxy.

Për ekipin kombëtar të Suedisë, nga i cili është larguar në vitin 2016, ai ka bërë 116 paraqitje dhe ka shënuar 62 gola.