Sipas Hotit, pavarësisht zhvillimeve politike ata do të punojnë 24 orë për qytetarët

Sipas Hotit, pavarësisht zhvillimeve politike ata do të punojnë 24 orë për qytetarët

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti njoftoi se sot është takuar me kryeminsitrin, Albin Kurtin si dhe disa nga ministrat ku diskutuan për masat në lidhje për mbështetjen e bizneseve, me qëllim që ato të jenë në gjendje të ofrojnë mallra e shërbime për qytetarë.

Sipas Hotit, pavarësisht zhvillimeve politike ata do të punojnë 24 orë që të mbajnë të fortë sistemin shëndetësor e që qytetarëve të mos u mungojë asgjë që lidhet me shërbimet bazike, siç janë shërbimet shëndetësore, komunale e deri te ato bankare.

Hoti është shprehur se lufta me këtë virus s’do jetë e lehtë.  Në Kosovë deri tani nga koronavirusi janë prekur 20 persona. /21Media