Ky çift që po shkrin zemrat e të gjithë atyre që dëgjojnë historinë e tyre, kanë një ngjarje shumë të veçantë

Ky çift që po shkrin zemrat e të gjithë atyre që dëgjojnë historinë e tyre, kanë një ngjarje shumë të veçantë

Laura dhe Matt ishin takuar qysh në qerdhe, kur ishin shumë të vegjël. Matt kujton kohën kur ka deklaruar tek shokët e klasës se do të martohej një ditë me të. Këto fjalë ishin si fjalët që i flet çdo fëmijë, që nuk kanë shumë rëndësi, mirëpo 20 vite më vonë, Matt e realizoi deklaratën që e kishte dhënë si fëmijë.

Ishte një përshtatje qysh në fëmijëri, të dy ishin të pandashëm, duke i bërë të gjitha së bashku. Kjo ndoshta tregonte se ishte e shkruar që ata të ishin bashkë. Matt e mban mend edhe ditëlindjen e tretë të Lauras, ku ai ishte i pranishëm.

Nga atëherë e deri më tani jo shumë gjëra kanë ndryshuar. “Ajo vazhdon të jetë jo vetëm vetëmohuese e një përson i qetë, por ajo mbetet e interesuar në gjërat e vogla në jetë, që është një nga arsyet pse unë mendoj se ajo është e mrekullueshme”, ka thënë Matt, shkruan rtv21.tv.

“Romanca” e tyre parashkollore nuk zgjati shumë, pasi pas fillimit të shkollës ata nuk u panë për 7 vite, vetëm kartolinat e krishtlindjeve ishin mënyra e vetme e komunikimit.

Kjo ndryshoi pas fillimit të shkollës së mesme, kur ata u ribashkuan përsëri. Tërheqja ishte e menjëhershme, dhe brenda 2 javëve ata filluan lidhjen. Nuk u ndanë as gjatë kolegjit edhe pse ishin në shtete të ndryshme.

Matt e Laura refuzuan që të përsërisin vitet e ndarjes, andaj me 23 maj të vitit 2015 Matt vendosi t’i qendronte besnik premtimit që kishte bërë para 20 viteve, duke i propozuar martesë asaj në vendin ku e gjitha filloi, në klasën e qerdhes.

“Isha i dashuruar me Laurën qysh si fëmijë, e ashtu jam edhe sot”, tha Matt./21Media