Sot kanë përfunduar hetimet për dy futbollistët e Milanit

Sot kanë përfunduar hetimet për dy futbollistët e Milanit

Franck Kessie dhe Tiemoue Bakayoko, i kanë shpëtuar një suspendimi të mundshëm nga Federata Italiane.

Sot kanë përfunduar hetimet për dy futbollistët e Milanit, Kessie dhe Bakayoko, të cilët shpalosën në mënyrë ironike fanellën e Acerbit, në përfundim të ndeshjes Milan-Lazio, të cilën kuqezinjtë e kishin fituar me rezultat minimal 1-0.

Kështu bëhet fjalë për një gjobë prej 86 mijë eurosh për klubin kuqezi, e cila është ndarë 20 për Milanin dhe nga 33 për dy mesfushorët e përfshirë në këtë gjest të pahijshëm nga ana e tyre.

Lajmi i mirë për Milanin është që ata nuk janë suspenduar me ndonjë ndeshje, pasi si Kessie ashtu edhe Bakayoko janë të pazëvendësueshëm në mesfushën e kuqezinjve.