Përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste të Kupës

Përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste të Kupës

Sot u tërhoq shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.

Me short është vendosur që në gjysmëfinale te meshkujt të takohen dy skuadrat që po luftojnë për titull, Kastrioti i Ferizajt dhe Besa Famgas e Pejës.

Gjysmëfinalja tjetër te hendbollistët është Trepça-Prishtina.

Në konkurrencën e femrave, në gjysmëfinalen e parë takohen Vushtrria e Prishtina, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë përballë do të jenë Istogu e Shqiponja.

Istogu është fitues në fuqi i Kupës, ndërsa Shqiponja është kampione aktuale.

Te meshkujt fitues aktual i Kupës dhe kampion aktual është Besa Famgas.

Ndeshjet gjysmëfinale luhen më 3 maj, ndërsa finalet më 5 maj.

Gjysmëfinalet në konkurrencë të femrave:

Vushtrria – Prishtina

Istogu – Shqiponja

Gjysmëfinalet në konkurrencë të meshkujve:

Trepça – Prishtina

Kastrioti – Besa Famgas