"Unë sigurisht që do të vazhdojë të këndojë..."

“Unë sigurisht që do të vazhdojë të këndojë…”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Anjeza Shahini, dje bëri një postim për konkurimet në festivale. Shahini publikoi sekuenca nga “Kënga Magjike 2014” dhe bëri të ditur se me këtë këngën “Energji” i përmbylli konkurimet nëpër festivale.

 

View this post on Instagram

 

Më vjen mirë që konkurimet nëpër festivale I mbylla me këtë këngë plot energji dhe ngjyra #throwback2014 #kengamagjike #energji

A post shared by (@anjezashahiniofficial) on

Kjo deklaratë e saj u keqkuptua nga mediat rozë, u tha se ajo hoqi dorë nga muzika. Por, sot artistja e mirënjohur sqaroi gjithçka sot përmes një postimi, teksa shkroi se do të vazhdojë të këndojë, transmeton rtv21.tv

“Hej të dashtun, si shpesh herë pasi postoj dicka,më duhet ta pasoj me një postim sqarimi, pasi sic e dini nuk më pëlqejnë keq-interpretimet e atyre që shkruaj. Në postimin tim të mëparshëm shkrova që “E kam mbyllur me FESTIVALET”. Nuk mendova që ishte një surprizë pasi mëduket e natyrshme që një artist të kalojë faza të ndryshme të zhvillimit të tij artistik. Unë sigurisht që DO VAZHDOJ TE KENDOJ. Dashtë Zoti na e bën mbarë. Ju kujtoj, se shumë vende të botës nuk kanë fare festivale, por kanë shumë këngëtarë që bëjnë këngë, albume, koncerte e tura madje dhe shumë para. Ju puc”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Ajo i është përkushtuar tërësisht familjes dhe tash e sa kohë nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor. Fansat e presin me padurim rikthimin e saj./21Media