Kundërpërgjigjet aktorja

Kundërpërgjigjet aktorja

Aktori i njohur turk, Ozcan Deniz, i cili famën më të madhe e mori me rolin e “Farukut” te seriali “Nusja nga Stambolli” dhe aktorja e njohur turke, Asli Enver, e cila luante përkrah tij në po këtë serial, po bëjnë bujë në mediat rozë.

U raportua se aktorja e njohur ishte arsyeja pse Ozcan Deniz u nda nga gruaja e tij, Feyza Aktan, në qershor të këtij viti.

Aktorja e njohur iu kundërpërgjigj këtyre akuzave.

“Jam shumë e mërzitur dhe e shqetësuar për lajmet që i shikova që nga mëngjesi. Po akuzohem se unë jam arsyeja që u nda kolegu im Ozcan Deniz nga gruaja e tij pas tri vjetësh martesë. Nuk ka ndodhur, as nuk do të ndodhë. Shumë turp”, ishte reagimi i saj, transmeton rtv21.tv

Ozcan dhe Feyza kanë një fëmijë./21Media