Kjo është e vërteta sipas McGregor

Kjo është e vërteta sipas McGregor

Ylli Conor McGregor thotë se është i pastër sa i përket akuzave se ka një vajzë. Ai thotë se rezultatet e ADN-së zbuluan se vogëlushja nuk është vajza e tij.

Terri Murray, 26-vjeçare nga Liverpooli, pohon se ajo lindi fëmijën e McGregorit, pasi fjeti me të në një hotel në vitin 2017, në Liverpool. Irlandezi, 31-vjeçar, vazhdimisht mohoi akuzat se fjeti me të.

 

Murray tha se kishin pasur marrëdhënie seksuale me McGregor vetëm katër javë pasi e dashura e tij, Dee Devlin, lindi fëmijën e parë të tij, Conor Jr.

Ajo u fotografua me të, por ai gjithmonë i mohonte akuzat, transmeton rtv21.tv

Sipas burimeve të Conor, ylli bëri testin e ADN-së, që dëshmon se ai nuk është babai./21Media