Robert Berisha flet për këngën e re të Norës

Robert Berisha flet për këngën e re të Norës

Sivjet këngëtarët e mirënjohur shqiptarë, Robert Berisha dhe Nora Istrefi i dhanë fund martesës së tyre disavjeçare. Lajmi u kumtua nga Roberti, i cili përmes Instagramit njoftoi se çifti erdhi drejt ndarjes. Mes rreshtash u shpreh se ai dhe Nora nuk janë bashkë, por do të qëndrojnë bashkë si prindërit e Renees, transmeton rtv21.tv

Edhe përkundër ndarjes ata vazhdojnë ta përkrahin njëri-tjetrin. Roberti në emisionin “1 Kafe prej shpisë” tha se për të kënga e fundit e Norës me titull “Anna”, është kënga më e mirë e këtij viti që po lëmë pas. Ai komentoi edhe deklaratat e njerëzve se kënga është dedikim për të. “Po marr kështu komente kush është “Anna”. “Anna” nuk kom njoftë kurrë, kurrë në në jetën tem Anna s’kom pasë. S’ka lidhje me neve, na mundohemi me shpirt me i pëlqy publikut. Vetëm kënga për Reneen ka me qenë dedikim kur të bëjë një këngë. Edhe për nënën time kam qef me bë. Shpresoj se do të arrijë ta publikojë më 8 mars”, tha ai dhe tregoi se raportet mes tij dhe Norës janë të mira.

“Unë kam pasë dhe ka me pasë gjithmonë respekt, mas një jave shkojmë në pushime në skijim me Reneen. Kurgjë s’ka të keqe.”, u shpreh Roberti.

Po ashtu, Roberti tha se do ta publikojë një baladë. “Unë qitash ka me qit një baladë, por teksti ka qëlluar qashtu për dashnoren. Ne në Kosovë i themi dashnore gruas, apo asaj që e do, në Shqipëri i bjen ‘shfalerk’, po i bjen që unë kam qit këngë për ‘shfalerkën’, edhe ato kanë qef me pas ka një këngë.”, u shpreh ai.

Në vitin 2014, Nora dhe Roberti kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Nga martesa e tyre kanë vajzën Renee./21Media