U votua Ligji për Pagat në sektorin publik

Pas gjashtë orësh debat, u votua ligji për pagat

Teksti në përgjithësi më amendamentet e propozuara në Projektligji për pagat në sektorin publik u votua me 63 vota pro asnjë kundër dhe  një abstenim.

Ndër amandamentet e Ligjit për Paga që u miratuan është edhe amandamenti i 71-të që i rritë pagat e mësimdhënësve për rreth 20% nga koeficienti fillestar.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash miratuan amendamentin e propozuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që punëtorëve të arsimit në universitete publikuar t’iu rritet koeficienti i pagës për 0.1.

U votua po ashtu edhe amendamenti që ua lejon zyrtarëve të marrin 70% të pagës, pas përfundimit të mandatit. Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi amendamentin, i cili kërkon heqjen e shtesave deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës nuk votoi amendamentin 65 të Ligjit për Pagat, për rritjen e pagave të oficerëve në Shërbimin Korrektues.

Po ashtu, pagat nuk do të preken as për prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës pavarësisht se pagat e zyrtarëve të Qeverisë janë zvogëluar. Propozimi për të mos u prekur pagat e rritura në sistemin e drejtësisë erdhi nga Memli Kransiqi i PDK-së. Pro propozimit të tij votuan 48 deputetë, 21 kundër, ndërsa, 7 abstenuan.

Dështoi propozimi i Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit për të ia rritur pagën drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Pagat në RTK do të rregullohen me Ligjin për Pagat sikurse për secilin shërbyes publik. I vetmi që kundërshtoi këtë propozim ishte Memli Krasniqi i PDK’së e Nait Hasani tha se secili që merr pagë në shtet duhet të rregullohet me Ligj.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës pati debat për pragun e pagës dhe çështjen e mos trajtimit të njëjtë të ndërmarrjeve publike.

Deputeti, Nait Hasani kur prezantoi projektligjin për pagat në sektorin publik, tha se komisioni parlamentar ka pasur presione të jashtëzakonshme në këtë ligj.

“Më këtë projektligj bëjmë përpjekje ta rregullojmë pagat në sektorin publik”, tha ai. Për punën e njëjtë pagë e njëjtë, ky është synimi i këtij projektligji. E keni shancen e fundit ta rregullojmë këtë çështje të nivelizimit të pagat”, tha Hasani.

Në këtë projektligj u propozuan 77 amendamente. Deputetja Albulena Haxhiu prapë propozoi që të votohet secili amendament veç e veç.

Projektligji për pagat hyn në fuqi nëntë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Një ligj i tillë për sektorin publik nuk ka ekzistuar më parë./21Media

Back to top button