U votua zgjatja e ndarjeve buxhetore edhe për muajin mars

Kërkesa për zgjatje u përkrah nga të gjitha grupet parlamentare

Me 100 vota për në Kuvend u votua zgjatja e ndarjeve buxhetore edhe për muajin mars.

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi paraprakisht tha se kërkojnë zgjatjen buxhetore edhe për muajin mars.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se e përkahë propozimin e VV-së, për zgjatjen buxhetore.

Bedri Hamza nga PDK u shpreh se vonesat në koalicion kanë kërkuar dëm në vend. “GP i PDK bazuar në rëndësinë e vendimit që po diskutojmë. PDK e mbështet”, tha Hamza.

Daut Haradinaj nga AAK u shpreh se nuk janë dakord për buxhetin si e kanë paralajmëruar, por japin mbështetje që të votojnë zgjatjen edhe për një muaj.

Ndërsa, Haxhi Shala-Nisma-AKR u shpreh se e mbështet vazhdimin e buxhetit sipas propozimit të qeverisë./21Media

Back to top button