27 vjeçarja, ishte duke u larguar nga restoranti, së bashku me burrin dhe miqtë e saj

27 vjeçarja, ishte duke u larguar nga restoranti, së bashku me burrin dhe miqtë e saj

Një grua amerikane u qëllua për vdekje në Meksikë, përderisa gjendej aty me burrin e saj për ta festuar përvjetorin e parë të martesës.

Tatiana Mirutenko, 27 vjeçare, ishte duke u larguar nga restoranti, së bashku me burrin dhe miqtë e saj, në momentin që u qëllua dhe mbeti e vdekur. Zyrtarët meksikanë kanë thënë se dy burrat që gjuajtën nga motoçikleta kishin për qëllim që ta vrisnin një roje të një lokalit afër. 46 vjeçari për të cilin plumbat ishin të menduar, shpëtoi nga të shtënat.

Ajo ishte duke e festuar përvjetorin e parë të martesës në udhëtim. Tatiana Mirutenko dhe burri i saj u martuan verën e kaluar, në Çikago, ku ajo u rrit dhe familja e saj ende jeton aty.

Institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdimisht lëshojnë vërejtje që të ketë kujdes gjatë udhëtimeve në Meksikë. /21Media