Jo të gjithë lojtarët dëshirojnë të luajnë në futbollin evropian

Jo të gjithë lojtarët dëshirojnë të luajnë në futbollin evropian

Josef Martinez, lojtari më i mirë i vitit në MLS nuk mendon se është momenti i duhur për të provuar talentin e tij në Evropë.

Golashënuesi më i mirë i sezonit me plot 31 gola ka pasur oferta nga Spanja dhe Anglia, por, sqaroi se dëshira e tij është të qëndrojë aty ku e duan dhe e vlerësojnë.

“E kam thënë edhe më herët se dua të qëndroj te Atlanta, për aq kohë sa ata më duan këtu. Jam i lumtur këtu dhe po ndihem si në shtëpinë time. Nuk më intereson të shkoj të luaj në Evropë apo diku tjetër”, tha Martinez.

Në verë Arsenali dhe Sevilla ofronin 15 milionë euro për sulmuesin nga Venezuela, i cili preferoi të vazhdonte sezonin në SHBA.