Kryetar i SHeSK-ës u zgjodhë profesori dhe sociologu Fadil Maloku

Kryetar i SHeSK-ës u zgjodhë profesori dhe sociologu Fadil Maloku

Sot, në praninë e mbi pesëdhjetë anëtarëve të Shoqatës së Sociologëve të Kosovës, u mbajtë Kuvendi i radhës i (dyti me radhë) Shoqatës së Sociologëve të Kosovës (SHeSK-ës), ku u zgjodhë Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia.

Sipas Statutit të SheSK-s, u zgjodhë Kryesia e përbërë prej nëntë anëtarëve, Prof. Dr. Fadil Maloku, u zgjodhë kryetar; MA. Labinot Kunushevci, sekretar; Blerta Haxhiaj, nënkryetare. Të gjitha postet u zgjodhën me votim.

Ky eshtë Kuvendi i dytë i kësaj shoqate profesionale.

Po ashtu, në këtë Kuvend u rimiratua Statuti, u konfirmua gatishmëria e të gjithë të pranishmëve për të marr dhe ushtruar përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë.

Ndryshe, shoqata është e regjistruar dhe ka një shtrirje në gjithë Kosovën./21Media