U zhduk prej 7 ditësh, 36 vjeçarja gjendet pranë një rezervuari

Një 36-vjeçare e cila prej shtatë ditësh rezultonte e humbur është gjetur sot nga policia e Dibrës

Policia thotë se shtetasja F.K banuese në njësinë Administrative Maqellarë – Dibër ishte larguar nga banesa e saj.

“Uniformat blu kanë vijuar kërkimet në mënyrë intensive për gjetjen e saj, ku krahas shërbimeve të Policësë Vendore ishin angazhuare edhe Polumbarët e Renea-s.Pas 7 ditësh kërkimesh, Policia e Dibrës në bashkëpunim me familjarët e shtetases së lartë përmendur, gjatë ditës së djeshme kanë bërë të mundur gjetjen e saj, (në një kodër pranë rezervuarit të fshatit Grezhdan)”, tha policia.

Shtetasja F.K, është dërguar në Spitalin Rajonal Peshkopi, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./21Media

Back to top button