Policia e Maldives po heton modelen britanike

Policia e Maldives po heton modelen britanike

Prezantuesja dhe modelja britanike, Katie Price pas operacionit që bëri për shtimin e gjoksit, ka vendosur që disa ditë pushimi së bashku me familje t’i kalojë në Maldive.

Por 38 vjeçarja ka menduar që të marrë rreze dielli në të gjithë trupin, duke hequr kështu reçipetat e duke dalë e zhveshur.

Dje u përfol për lakuriqësinë e saj, por sot mediet britanike shkruajnë se Policia e Maldives ka nisur hetimin pasi nuk lejohet të zhvishen në këto plazhe. Sipas tyre ajo rrezikon të dënohet me gjobë dhe denim me burg./21Media