Poezi kushtuar gazetarit Enver Maloku nga akademik Sabri Hamiti.

Poezi kushtuar gazetarit Enver Maloku nga akademik Sabri Hamiti.

U zu dielli në breg të diellit
në ditën e njëmbëdhjetë të kallnorit
kur fushën e mbuloi mjegulla
e malet u qullën në lot.

Aty në një përdhese të një shtëpie
Eva që e linde nga brinjët tua
mandej vajza e të dy djemtë
rrisin lulen e pritjes me lot

E njat zemrën tënde të madhe
provuan të të marrin me lakmi
dhe në fund të shituan në zi
fjalën e bardhë e zemrën e kuqe

E dije ti dhe me sy të mbyllur
se të gjitha klithmat e katundit
pa kaluar kullojsen e qytetit
janë vetëm lojra që shkojnë huq

Si kalove gjithë ato baltëra
me këmishë të bardhë si borë
të ngjyer kuq në jakë e të zemra
me njat ballë të rritur kunore

Dhe ajo fytyrë e zverdhur si hëna
foli heshtazi se po shkojë qetë
te zoti yt që pret gjihapur
si krua dhembje e mall përjetë

Si bir sllavi si shpirt skllavi
horët vrasin në pabesi
më të vjetër për një krim të ri
kthehen në pyllin e vet te ariut

E Naku shton

Të zezë flokëzezë me qerre të zezë
po shkelin në faqe të njeriut./21Media