Ai cilësohet si një ndër talentët më premtues të futbollit anglez

Ai cilësohet si një ndër talentët më premtues të futbollit anglez

Të enjten u hap zyrtarisht merkatoja në Premier League, duke iu dhënë mundësinë klubeve që të fillojnë të projektojnë blerjet dhe shitjet e tyre për këtë verë.

Lëvizjen e parë zyrtare e ka kryer Bournemouth, që ka blerë shërbimet e mbrojtësit Lloyd Kelly nga Bristol City, për shifrën e 15 milionë paund (17 mln euro).

Kelly luan si mbrojtës i majtë dhe është vetëm 20 vjeç. Ai cilësohet si një ndër talentët më premtues të futbollit anglez. Ai ka debutuar me të rinjtë e “Tre Luanëve”.

Për të ishin të interesuar një sërë klubesh nga Premier League dhe Bournemouth arriti të bindë drejtuesit e Bristol për të marrë shërbimet e mbrojtësit, që duket se dëshiron t’i ngjisë hapat dalë nga dalë drejt skuadrave elitare në Angli.